Perse Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu janë ndryshe nga çdo çift tjetër?

Prej 4 shtatorit, Neslihan Atagul do të mund ta ndiqni në ekranin e Vizion Plus, në serialin turk ‘Dashuri e Pafund’. Një vit më parë, ajo i tha ‘PO’ aktorit turk Kadir Dogulu në një dasmë madhështore.
Ndryshe nga çiftet e tjera të cilët preferojnë të mbajnë larg syve të fansave jetën private, Kadir dhe Neslihan janë krejtësisht ndryshe.

Çifti turk, janë një shpirt romantik, gjithmonë shfaqin foto të perëndimit të diellit në rrjetet sociale dhe dedikime, shumë dedikime dashurie për njëri tjetrin.
Së fundmi, ishte Neslihan që i dedikonte një postim në Instgram bashkëshortit të saj.
Bashkangjitur me foton e 35 vjeçarit, ajo shkruan ‘ Flokët e tij, shkëlqimi I tij, buzëqeshja e tij’…
Ah, l’amour !





