E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Përse George dhe Amal janë izoluar në SHBA?

Teksa George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal po presin binjakët e tyre të vijnë në jetë, duket se çifti ka vënë disa rregulla të reja, të cilay duhet të respektohen në familjen e  tyre. Ata kanë vendosur të mos udhëtojnë më në vende, të cilat mund të përbëjnë rrezik për ta dhe për fëmijët, që do të vijnë në jetë.

 

Clooney ka ndaluar Amal të udhëtojë në Sudan apo Kongo, ndërkohë që vetë nuk ka pranuar të shkojë as në Irak. “Jeta jonë tani do të ndahet midis SHBA, Anglisë dhe Italisë. Kaq mjaftojnë. Më përpara nuk e kisha aspak problem,  ndërmerrja edhe risqe kur udhëtoja, por të qenit baba vjen me përgjegjësi dhe më duhet të bëj disa llogari ndryshe tashmë”, – është shprehur Clooney.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë