Subscribe

Pas fitores se Donald Trump ne zgjedhjet presidenciale amerikane, pyetja qe ngrihet është nese ai do te realizoje premtimet elektorale, disa prej te cilave nuk jane pritur mire veçanërisht nga votuesit e Clinton. Megjithatë, mediat prestigjioze kane analizuar arsyet qe sipas tyre e cuan Trump drejt triumfit. “Washington Post” thekson se ai theu rregullat e politikes dhe fitoi Shtepine e Bardhe. Ketë e beri, duke u shfaqur si hero populist qe kuptoi shqetësimet e amerikaneve. Ai shpërfilli rregullat e politikes moderne dhe u foli thjesht amerikaneve, pa pyetur per këshilltaret, fokus grupet, apo reklamat televizive. Trump u tha njerëzve ate qe donin te dëgjonin, duke premtuar rihapjen e vendeve te punës dhe ringritjen ekonomike. Trump doli kundër elitave dhe fitoi. Ai i përshkroi zgjedhjet si kryengritje e popullit kundër institucioneve qe e zhgënjyen, kundër politikaneve dhe partive edhe apo mediave. Edhe per CNN, Trump theu rregullat e botes politike dhe fitoi. Ai kuptoi me mire se çdo politikan i zakonshëm atë qe donin amerikanet. Ndërsa “New York Times” thotë se amerikanet pas dekadash shqetësimi se cfare eshte e mire per vendet e tjera vendosen te shqetësohen per ate se cfare është me e mire per vete Amerikën. Trump premtoi ta beje kete, edhe pse pjesa me e madhe e botes mund te mos e pëlqeje. Te tjera media përqendrohen me shume tek dyshimet qe lindin me fitoren e Trump. Ne nje analize britanikja “The Guardian” shkruan se votuesit e tij do te presin qe ai te mbaje premtimet per çështjet e emigranteve, muslimaneve, por nuk dihet nëse kjo do te ndodhe, duke pasur parasysh dallimet mes tij dhe republikaneve ne Kongres. Edhe per planin ekonomik per komunitetet e varfra, apo per votuesit e bardhe qe e mbështeten, ka dyshime, pasi ai do ta kete te vështire te rihape fabrikat e mbyllura, apo minierat qe nuk funksionojnë me. Por edhe paqartësitë per strategjinë amerikane ne raportet ndërkombëtare, kur bota është mbështetur te SHBA per stabilitet dhe politikat e tij diplomatike, ushtarake, te sigurisë, mjedisit, dhe tregtisë mund ta ndryshojnë per keq. Sipas disa analisteve, premtimet mund te ndryshojnë gjate rrugës, per shkak te ndikimit te njerëzve qe do ta këshillojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *