‘’Jemi shumë të lumtur për të dy dhe shpresojmë të njohim sa më parë Meghan’’, këto do të ishin fjalët e para të dukeshës së Cambridge Kate Middleton dhe Princit William pas lajmit të shpalljes së fejesës të Princ Harryt me Meghan Markle.

 

Por, ndonëse kanë kaluar më pak se një muaj nga Krishtlindjet e kaluara në familje, duket se marrëdhëniet e pjesëtares më të re të familjes me vëllanë e Harryt janë tensionuar paska. Sipas një burimi të ‘’The Mail Online’’, Princi William është i mërzitur me çiftin e ri mbretëror për shkak të një përplasje në axhendat respektive. Duka i Cambridge ka planifikuar të vizitojë ‘’Evelina Children’s Hospital” në Londër më datë 19 janar, datë në të cilën edhe Harry e Meghan kanë një impenjim në Londër.

 

Për William ky është një projekt shumë i rëndësishëm në kuadër të impenjimit të tij në kauza sociale dhe humanitare, por prania e Meghan do të thithë gjithë vëmendjen mediatike atë ditë dhe ai druhet kësaj gjëje. Nga Living/Burimi ”The Mail Online”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *