E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përse është edhe sot kaq tërheqëse figura e Al Capone-s?

Ilustrim · Vizion Plus

Me 125-vjetorin e lindjes së Al Capone-s, më 17 janar, trashëgimia e gangsterit famëkeq amerikan mbetet një temë që intrigon producentët dhe romancierët e Hollivudit edhe sot e kësaj dite.

Capone, i cili fitoi famë në vitet e bujshme 1920 si bashkëthemelues dhe bosi i sindikatës së krimit të organizuar italo-amerikan të njohur si Chicago Outfit, është përshkruar nga disa si Robin Hood-i i periudhës së ‘Prohibicionit’ (ndalimit), pasi ai dhuroi para nga aktivitetet ilegale të tij për bamirësi.

Kohët e fundit, filmi i vitit 2020 “Capone”, me Tom Hardy në rolin kryesor, kronikoi gjithashtu jetën e njeriut që sundoi një perandori krimi.

Përtej 125 viteve që nga lindja e tij, magjepsja rreth Al Capones vazhdon. Historia e tij mishëron jo vetëm Ëndrrën Amerikane, djalin emigrant që kalon nga i reckosur në pasanik, por edhe ambivalencën e kulturës amerikane gjatë periudhës së ‘Prohibicionit’, një epokë e karakterizuar si nga vetëpërmbajtja puritane, ashtu edhe nga konsumimi i tepruar. Dhe ato tipare historike të kundërta janë ende pjesë e kulturës së vendit edhe sot e kësaj dite./DW/

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh