Mesa duket Ed Sheeran ka kaluar disa orë të vështira. Pas shfaqjes së tij në “Game of Thrones” ai mori shumë urime dhe urrejtje nga fansa dhe jo-fansa. Pas pak orësh ai fshiu dhe adresën e tij në Twitter, por u kthye sërisht duke humbur disa ndjekës.

 

 

Dolën spekulime që artisti e mbylli adresën e tij për shkak të kritikave për performancën e tij në GoT. Në Instagram ai bëri një postim ku sqaroi të gjithë situatën dhe tha: “Gjëja e fundit që do të them në lidhje me këtë. Ika nga Twitteri sepse kështu doja, s’ka të bëjë fare me pjesëmarrjen time në Game of Thrones sepse unë jam tashmë në GoT, pse duhet të shqetësohem çfarë thonë njëerëzit në lidhje me këtë gjë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *