Përse 2018-ta do të jetë viti i shkatërrimeve, sipas parashikuesve?

Jemi ende 1 muaj e pak ditë larg ndërrimit të viteve, por parashikiimet për atë çfarë do të na presë në 2018-ën, kanë nisur të publikohen. Kanë qenë shkencëtarët ata që kanë pohuar se viti i ardhshëm do të jetë ai i tërmetve shkatërruese sepse rrotullimi i Tokës është ngadalësuar. Ndryshe nga viti që po lëmë pas, gjatë të cilit kanë ndodhur vetëm 6 tërmete të mëdha, në 2018-ën do të ndodhin të paktën 20 të tillë. Dëmet do të jenë të ndeshme dhe do të prekin kryesisht zonat tropilale.
“Rrotullimi i planetit po ngadalësohet për shkak të forcave të baticës midis Tokës dhe Hënës. Ana e Tokës më e afërt në hënë e ndjen tërheqjen e saj më të fortë, ndërsa pjesa më e largët nga hëna e ndjen gravitetin e saj më pak. Lidhja midis rrotullimit të Tokës dhe aktivitetit të tërmeteve është i fortë dhe do të ketë një rritje të numrit të tërmeteve me dëme të mëdha, vitin e ardhshëm,” kanë thënë shkencëtarët e Universitetit të Kolorados në Boulder dhe Universitetit të Montanës .




