Përqafime mes deputetëve pas shkarkimit të Metës/ Balla: Puna jonë me Presidentin mbaroi sot
Pas shkarkimit të presidentit Ilir Meta me 104 vota pro, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla u shpreh me ironi se tashmë “filloi mbarësia e madhe”.
Ai deklaroi se Kuvendi mbaroi punë sot me metën dhe se tani i takon Gjykatës Kushtetuese.
Më tej, kreu i shtetit iu bëri thirrje politikanëve që bashkohen në heshtje për çdo adresim ndaj Gjykatës Kushtetuese, që brenda tre muajsh pritet të shqyrtojë vendimin për shkakrimin e presidentit Ilir Meta.
“Mbarësi e madhe filloi, se filloi dhe shiu. Dua të falenderoj gjithë deputetët edhe ata që votuan pro, kundër dhe abstenim. Jemi Republikën e mirëfilltë parlamentare. Vendimi i shkon Gjykatës Kushtetuese, i takon asaj të shprehet, brenda një afati që është brenda 3 muajsh, është dhe gushti në mes, dhe ndoshta Gjykata do kërkojë një muaj më shumë. I shkarkuari të presë Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendimi i Gjykatës është kur 5 anëtarë shprehen pro. Aq duhen. Unë nuk komentoj. Thirrja ime besoj të gjithë politikanët duhet të bashkohen në heshtje ndaj çdolloj adresimi ndaj Gjykatës Kushtetuese. E kemi dhe është e pavarur, Gjykata duhet të flasë, ne duhet të heshtim. Puna jonë në marrëdhënie me Ilir Metën mbaroi sot. Parlamentin e thërret në shtator Presidenti”, tha Balla.




