E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 41 minuta më parë
Politikë

Përplasjet për vaksinën kundër COVID/ Trump e quan rivalin e tij një “budalla”

Presidenti i SHBA-ve, Donlad Trump, i cili u akuzua nga Joe Biden për keqmenaxhim të situatës së shkaktuar nga koronavirusi duke vënë sipas tij në rrezik jetët e njerëzve, e quajti rivalin e tij demokrat një “budalla”.

Ndërsa numri i të vdekurve nga virusi në SHBA po shkon afro 190 mijë, Trump nisi sulmet kundër kundërshtarit të tij në zgjedhjet e 3 nëntorit, si dhe ndaj kandidates për zv.presidente të Biden-it, Kamala Harris.

Trump ka thënë se një vaksinë kundër virusit do të ishte gati në kohë rekord, ndoshta para zgjedhjeve, duke ngritur dyshime nëse presioni politik mund të çojë në përdorimin e një vaksine para se të jetë e sigurt, shkruan reuters.

Ndërkohë, Biden, teksa kritikonte përgjigjen e Trump ndaj krizës së shkaktuar nga koronavirusi, iu bëri thirrje amerikanëve QË të dëgjojnë shkencëtarët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë