E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 52 minuta më parë
Video · Politikë

Përplasjet për Kushtetuesen, PS projektrezolutë për dekretin e Metës

Partia Socialiste do të depozitojë në seancën e nesërme një projektrezolutë ku e cilëson si të paligjshëm dekretimin e Xhafellarit nga ana e Presidentit Ilir Meta si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

 

Hartimi I projektrezolutës u vendos në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

 

Reklamë

Vizion Plus mëson se në projektrezolutën që do kalojë për votim në seancën e jashtëzakonshme të së premtes, socialistët kërkojnë që dekreti I Metës për Xhafellarain të mos zbatohet nga asnjë prej institucioneve përkatëse.

 

Sipas projektrezolutës, dekreti I Metës minion rifillimin e Gjykatës Kushtetuese.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë