E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përplasjet mes demokratëve në selinë e PD, reagon Meta: Ruani qetësinë!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën që po mbahet në Partinë Demokratike, ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha tentojnë të hyjnë në seli.

 

“Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë! Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme. Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.”

Vazhdo të lexosh