Subscribe

Parlamenti i Maqedonisë vijoi për të katërtën ditë diskutimet, në tentative për te zgjedhur kreun e tij te ri. Por menjëherë pas nisjes se seancës, ajo u ndërpre per 15 minuta, per shkak te përplasjes verbale mes deputeteve Dimovski nga VMRO dhe Mancevski nga LSDM.

 

Seanca pati të njëjtin fat me ato te ditëve te mëparshme, pasi deputetet e VMRO-se zbatuan strategjinë e tyre per te zgjatur pafund fjalimet dhe per te shtyre procedurën e zgjedhjes se kreut te kuvendit. Ne këtë aksion te tyre janë ndihmuar nga kryesuesit i seancës Veljanovski, edhe ai nga radhët e partisë se Gruevskit.

 

Dallimet nuk janë kapërcyer dhe deputetët kanë diskutuar tema të parëndësishme. Partia e Gruevskit vijon të këmbëngul për hedhjen poshtë të platformës shqiptare nga LSDM-ja dhe kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por BDI beson se pavarësisht vonesave Talat Xhaferi do të zgjidhet kryetar i parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *