E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Përplasje tragjike në Koplik, humb jetën 26 vjeçari

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Koplik.

 

Dy automjete, njëra e tipit “Benz” dhe tjetra “Volkswagen” janë përplasur rreth orës 12:00 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur kryqëzimi Koplik I Sipërm, ku si pasojë ka humbur jetën shtetasi N.S., 26 vjeç nga Malësia e Madhe.

 

Reklamë

Ndërsa është plagosur drejtuesi I mjetit tip “Volkswagen”, shtetasi L.M., 59 vjeç banues po në Malësinë e Madhe.

 

Sipas policisë, 59 vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë video

Reklamë