Subscribe

Ashtu si në seancat e kaluara, edhe këtë të enjte deputetët e opozitës, që në nisje të diskutimeve, e përqendruan debatin te kërkesa e tyre për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për çështjen “McGonigal” dhe mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama.

 

Demokratët këmbëngulin se mazhoranca po shkel kushtetutën, duke mos lejuar që lidhjet e Ramës me ish-agjentin e FBI të hetohen në komisionin parlamentar.

 

LUÇIANO BOÇI

DEPUTET I PD

 

“Si mundet ju zonja kryetare të shkelni rregulloren dhe të bëni sikur s’ka ndodhur asgjë. Urdhrat nga Rama i merrni. Kemi kërkuar që nga java e shkuar seancë pyetjesh që është urgjente që kryeministri duhet të ishte prezent menjëherë, kemi 2 javë që e kërkojmë. Kemi kërkuar komisione hetimore, njëri i firmosur nga 35 deputetë, i dyti për 24 deputetë. Pse e shkel me këmbë Kushtetutën dhe më tregon rregulloren? Kush është ky që del në emisione dhe thotë nuk ngrihen komisione hetimore. Ushtro autoritetin tënd se kemi kërkuar komision hetimor për një çështje madhore, për atë thikën në zemër që i kemi ngulur SHBA.”

 

ALBANA VOKSHI

DEPUTETE E PD

 

“Çfarëdo manovre të bëni, nuik e shpëtoni dot Edi Ramën. Ortaku i tij është në burg, edhe ai aty e ka vendin.”

 

Në momentin që fjala për reagim iu dha kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deputetët e opozitës bllokuan foltoren.

 

I rrethuar nga demokratët, Balla i akuzoi ata se po krijojnë situata për të bërë presion ndaj drejtësisë.

 

 

TAULANT BALLA

KREU I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

“Lidhur me kërkesën për mocion me debat, kemi marrë vendim dhe kryeministri ka garantuar që do të jetë prezent. Më duket paksa qesharake që jut ë mos pranoni që debate të mos zhvillohet në datën 2, por sot, duke ditur fare mirë që kryeministri është jasht. Kërkesa për komisionin hetimor po shqyrtohet. Thirrja ime është që kjo seancë nuk ka të bëjë fare me komision hetimor apo McGonigal. Është një çështje që lodhet me përpjekjen e këtyre këtu për të intimiduar drejtësinë. Nuk është normale që Kuvendi të zhvillojë punimet kështu. Jam i sigurt që pas datës 3 nuk do të jeni më kështu. Problemet e brendshme të partisë tuaj mos i sillni këtu.”

 

Sjelljen e mazhorancës ndaj opozitës, deputetja Jorida Tabaku e krahasoi me atë të liderit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë.

 

JORIDA TABAKU

DEPUTETE E PD

 

“Të drejtën për komisione nuk ia hiqni dot opozitës. Nesër bëhet 1 vit nga agresoni rus në Ukrainë, nuk kishte asgjë më shumë Putini nga ajo që po ndodh këtu. Një fjalë për deputetet të cilat u shtynë nga Garda. kjo është e pakonceptueshme dhe të gjitha pavarësisht kahut duhet të reagojmë. Ishte pamje shumë e shëmtuar.”

 

Prej kërkesave të vazhdueshme të deputetëve për të marrë fjalën për procedurë, diskutimi për çështjet e rendit të ditës nuk ka nisur ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *