E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përplasje të dhunshme në Hong Kong, protestuesit thirrrje për autonomi

A protestor hurls back an exploded tear gas shell at police officers in Hong Kong, Saturday, Aug. 31, 2019. A large fire blazed across a main street in Hong Kong on Saturday night, as protesters made a wall out of barricades and set it afire. Hundreds of protesters gathered behind the fire, many pointing laser beams that streaked the night sky above them. (AP Photo/Jae C. Hong)

Mijëra protestues në Hong Kong pushtuan sërish rrugët e vendit. Tubimi u përshkallëzua në qendër të qytetit ndërsa policia përdori gazin lotsjellës për të neutralizuar turmën e cila hodhi bombola Molotov.

E ndërsa Victoria Park ishte mbushur me tym nga gazi lotsjellës, protestuesit bënin thirrje për autonomi të plotë. Ata shkelën edhe urdhrin e qeverisë duke përdorur maska gjatë protestës.

Disa xhama të dyqaneve në shesh u thyen, ndërsa protestuesit spërkatën me bojë të kuqe muret e ndërtesave me mbishkrime për autonomi.

Bankat dhe bizneset kineze ishin në shënjestër të protestuesve, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve të shkatërrimit.

Reklamë

Pavarësisht thirrjeve për të dhënë dorëheqjen, liderja e Hong Kongut, Carrie Lam urdhëroi forcat e sigurisë të qëndrojnë në gatishmërinë maksimale.

Ajo që është vënë re gjatë protestave 4 mujore në Hong Kong është se zemërimi ndaj Pekinit është rritur. Madje demonstruesit akuzojnë qeverinë qendrore për shkelje të lirive të garantuara për Hong Kongun.

Vazhdo të lexosh

Reklamë