Ashtu sikurse edhe pritej dueli I madh I futbollit spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madrid në “Camp Nou” është shoqëruar me shumë incidente. Në mënyrë të vecante incidentet janë zhvilluar jashtë stadiumit në kohën që luhej ndeshje por edhe pak pas mbarimit.

Një numër I madh katalanasish që duan autonomi dhe deri pavarësi nga Spanja janë perleshur dhunshëm me forcat e policisë në rrugët e Barcelonës dhe afër stadiumit ku luhej “El Clasico”. T

ë paktën 46 persona janë plagosur, mes tyre qytetare dhe policë, nga të cilët 6 janë ende të shtruar në spital.

Ndërkohe të paktën 5 persona janë arrestuar. Pas përfundimit të ndeshjes dalja nga impianti u bë në disa porta sigurie jo në pjesën ballorë të “Camp Nout” për të shmangur përplasje edhe më të mëdha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *