E enjte, 1 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përplasje Qeveri-Presidencë për “Antishpifjen”, Balla paralajmëron rrëzimin e dekretit të Metës

Mazhoranca qeverisëse do ta rrëzojë në Parlament dekretin e presidentit Ilir Meta për paketën antishpifje.

 

Reklamë

Paralajmërimin e dha kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat këtë të hënë.

 

Ai u shpreh se rrëzimi i dekretit do të kryhet sa më parë.

 

“Në të ardhmen, legjislacioni shqiptar duhet të përmirësohet për të garantuar fitoren e së vërtetës ndaj shpifjes. Përmirësimet ligjore janë certifikuar tërësisht nga partneri i rëndësishëm OSBE, edhe në kuadër të faktit historik që ne e drejtojmë tani. Mban 57 vende dhe 1 miliardë persona. Më 20 janar dekretet i njoftohen Kuvendit, dhe në seancën më të parë dekretet e z. Meta do të rrëzohen.”

 

Sipas Ballës, Meta e ktheu ligjin i urdhëruar nga kreu i PD, Lulzim Basha.

 

“Kudo në botën demokratike dihej se presidenti Meta pas urdhrit të Bashës do të kthente mbrapsht përmes dekretit dy ligjet komponentë të kësaj pakete të parë të betejës me shpifjen.”

Presidenti Ilir Meta dekretoi të dielën kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës antishpifje.

 

Në arsyetimin e tij për të mos dekretuar kalimin e këtij ligji të miratuar në Parlament, kreu i shtetit tha ndër të tjera si ai shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë