Subscribe

Prania e Presidentit te Republikës, Bujar Nishani, ne Aeroportin e Rinasit ne pritjen e Sekretarit Amerikan te Shtetit John Kerry, ka sjelle përplasje mes kreut te shtetit dhe kryeministrit Rama. Presidenti Nishani ka dënuar ashpër deklaratën e liderit te mazhorances Rama ne Vizion Plus, duke e cilësuar ate te papërgjegjshme.

“Kërkesa e sekretarit Kerry e përcjellë përmes ambasadës së SHBA-së në Tiranë për të takuar Presidentin e Republikës gjatë mbërritjes së tij në Shqipëri ishte një nder i veçantë dhe respekt ndaj institucionit dhe vetë presidentit Nishani. I kërkojmë kryeministrit të vendit të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe spekulative ndaj presidentit të republikës dhe sekretarit të shtetit të SHBA-së, pasi një qëndrim i tillë nuk përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen që shqiptarët anembanë botës kanë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan”.

Por vete kryeministri ne nje postim ne rrjetet sociale, ka sqaruar qëndrimin e tij “Presidenca me ka keqkuptuar!Thjesht isha e jam i keqardhur qe presidenti i Shqipërisë i doli avionit përpara. Si e pse kjo s’ka pike rëndësie”, shkruan lideri i mazhorances.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *