Subscribe

Ministria e Mbrojtjes ka hedhur poshte akuzat e opozites per tenderin per blerjen e ushqimeve per Rezervat e Shtetit. Olta Xhacka sqaroi se tenderi eshte kryer ne perputhje me ligjin per te siguruar ne nje kohe sa me te shkurter mallrat ushqimore ne kushtet kur ishte shpallur gjendja e fatkeqesise natyrore.

 

 

OLTA XHACKA

MINISTRE E MBROJTJES

 

Procedura e prokurimit të ushqimeve të Rezervave të shtetit është bërë në përputhje të plotë me përcaktimet ligjore dhe aktet nënligjore që krijojnë mundësinë e blerjes me afate të përshpejtuara pikërisht për të përballuar situata ekstreme të shkaktuara nga gjendja e fatkeqësisë.

Në vijim dhe në përputhje me të gjitha rregullat e prokurimit për situata të tilla, në datë 26 mars komisioni hapi ofertat dhe në datë 27 shpalli fituesin. Në rast se e ka harruar, i kujtoj Lulzim Bashës se është procedurë krejt e ligjshme dhe e njohur, e detyrueshme në rrethana emergjence dhe e përdorur edhe nga ai vetë, dikur ministër në raste emergjencash shumë herë më të vogla dhe të lokalizuara se kjo siç ishte përmbytja e asaj kohe.

 

Ministrja e Mbrojtjes akuzoi opoziten se po perpiqet te perhape panik ne kete situate te veshtire.

 

 

Besoj që është një rast unik në botë, që në një periudhë të paprecedentë emergjence botërore, kur një parti opozitare, që deri pak vite më parë ka qenë në krye të punëve të vendit, e që pretendon të jetë alternativë qeverisëse, jo vetëm që nuk tregon solidaritet, jo vetëm që nuk na bashkohet të na ndihmojë, por përpiqet në mënyrë aktive të sabotojë duke përhapur panik, duke hedhur lloj-lloj shpifjesh e akuzash nga të më çmendurat.

 

Por pak minuta me vone opozita i eshte kunderpergjigjur qeverise duke vene ne dukje se ministria nuk sqaroi pse tenderi u fitua nga nje kompani kompjuterash.

 

 

 

Pertej perplasjes me deklarata, opozita ka lajmeruar se do ti drejtohet prokurorise se posacme per te hetuar procedurat e ndjekura nga Ministria e Mbrojtjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *