Subscribe

Koncesioni i Rrugës se Kombit përplas Ministrinë e Transporteve dhe Komisionin e Prokurimit Publik. Ne një shkrese zyrtare qe ministria i ka dërguar komisionit dy dite me pare, kërkohet anulimi i vendimit te tij dhe lenia ne fuqi e fituesit te shpallur nga Komisioni i Vlerësimit te Ofertave, pra konsorciumi turk. Ne argumentin e saj, ministria thotë se ankesa e paraqitur pranë komisionit nga konsorciumi shqiptar është jashtë afateve.

“Ankimimi ne Komisionin e Prokurimit Publik nga bashkimi i operatoreve “Catalyst Viva Das General Contracting Co. Llc”, “Salillari”, “Violap Ateve” dhe “Kastrati” është depozituar ne datën 1 gusht, pra pese dite pas mbarimit te afatit te përcaktuar. Afati 5 ditor mbaronte ne datën 27 korrik. Pra ankimi i bashkimit te operatoreve është jashtë afatit dhe si i tille, nuk duhej marre fare ne shqyrtim nga Komisioni i Prokurimit Publik”.

Ministria vijon me tej argumentimin se interpretimi qe ka bere Komisioni i Prokurimit Publik është i gabuar, ndërsa thekson se ne vendimin e tij, nuk janë marre ne konsiderate edhe argumentet teknik, te cilat janë miratuar nga konsulenti “IFC”.

“Per sa i përket vendimit te Komisionit te Vleresimit te Ofertave per procedurën konkurruese per dhënin me koncesion, mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morine, ju bejme me dije se kjo vendimmarrje është bazuar edhe ne rekomandimet e “IFC”, e cila ka shërbyer si gur themeli ne marrjen e këtij vendimi. Sa me sipër, ju kërkojmë te rishikoni vendimin tuaj dhe te lini ne fuqi vendimin e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave, duke mos pranuar ankimimin”.

Vizion Plus u interesua pranë “IFC” per te mësuar qëndrimin e këtij institucioni, por ky i fundit thote se eshte ne fazen e verifikimit te rrethanave dhe situatës, per te proceduar me tej. Ndaj “IFC” nuk ka ende nje vendim lidhur me fituesin. Burime per Vizion Plus thonë se konsorciumi shqiptar i mbetur ne gare, nuk ka eksperiencën e duhur për te marre mirëmbajtjen e rrugës me te rëndësishme ne vend. Ndaj ky tender, duket se po shkon drejt anulimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *