E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Vendi

Përplasje për pasaportën e vaksinimit, qytetarët kërcënojnë me protesta

Shqetësime të mëdha po ngrihen për pasaportën e vaksinimit, ndërkohë që hapja e kufirit SHBA- Kanada po afron dhe qytetarët po kërcënojnë se do të ketë konfrontime fizike në qoftë se ajo vihet në zbatim.

 

Kufiri amerikano-verior pritet të hapet më 21 qershor dhe Ministri i Punëve Ndërqeveritare, Dominic Leblanc u shpreh se qeveria kanadeze po planifikon krijimin e një lloji të “pasaportës” që përmban prova të vaksinimit. Ai theksoi gjithashtu se kjo pasaportë do të jetë dixhitale dhe do ti nevojitet çdo udhëtari për të bërë të mundur kalimin e kufirit.

 

Reklamë

Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe kryetar i Shoqatës Kanadeze Snoëbird Evan Rachkovsky i cili tha se kjo është diçka diskriminuese dhe se jo të gjithë disponojnë një smartphone për të vërtetuar pasaportizimin dixhital që nevojitet.

 

Rachkovsky u shpreh se nga 10 për qind e 115,000 anëtarëve që adreojnë në shoqatën që ai përfaqëson s nuk  udhëtonin me celularë që mundësojnë aksesin për pasaportën dixhitale.

 

Por edhe pse me shumë zëra kundër gjithsesi kryeministri Justin Trudeau, u shpreh se rihapja e kufirit tokësor do të ishte një proces gradual dhe planifikimet paraprake janë se mund të udhëtojnë vetëm qytetarët e vaksinuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë