Subscribe

Pedagoget dhe stafet e universiteteve publike nuk kane marre pagën e muajit janar. Ministria e arsimit Lindita Nikolla pasi u ka bekuar ndjese ka sqaruar problemet qe erdhën nga ligji i ri i arsimit te larte per autonominë financiare.

 

Por Partia Demokratike e ka cilësuar hipokrite ndjesën e ministres Nikolla, duke e cilësuar ate përgjegjësen kryesore per vonesën e pagave te pedagogeve.

 

“Për shkak se Ministrja e Arsimit nuk ka nxjerrë qëllimisht aktet nënligjore, që do të lejonin pagesën për mbi 15 mijë pedagogë dhe stafit të administratës së universiteteve publike, ka nga ata pedagogë që kanë kërkuar borxh për të paguar faturat e familjeve të tyre. Ky është shpërdorim i qartë i detyrës nga Ministrja e Arsimit, e cila me mosveprimin e saj është subjekt i nenit 248 të Kodit Penal për shpërdorim detyre.”

 

Sipas opozitës, i gjithë sistemi i arsimit të lartë publik është paralizuar prej mungesës së akteve nënligjore, të cilat duhet të ishin miratuar që në prill të 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *