E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Përplasje për negociatat në Shkup

Vetëm dy dite përpara takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel, janë shtuar zërat skeptikë mbi të ardhmen e negociatave për Tiranën dhe Shkupin. Kryeministri Zoran Zaev megjithatë nuk e ka humbur optimizmin. Sipas tij çështja e metodologjisë së zgjerimit të BE-së nuk duhet të shtyjë dhënien e datës.

 

Zoran Zaev: “Debati për metodologjinë e zgjerimit nuk guxon që të jetë arsye që ne të mos e marrim datën për fillimin e negociatave apo vendimin për fillimin e negociatave. Atë vendim unë besoj se do ta marrim. Të gjitha vendet që së shpejti janë anëtarësuar kanë bërë më pak prej nesh. Presim që BE-ja ta mbajë fjalën.”

 

Reklamë

Ndërsa Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, shprehet mjaft skeptik duke shtuar se fakti që vendimi për Shkupin do të merret bashkërisht me Tiranën, është problem.

 

Hristijan Mickoski: “Zoran Zaev dhe LSDM janë fajtorët kryesorë që sot është vënë nën pikëpyetje dhënia e datës për fillimin e negociatave për dy arsye. Arsyeja e parë është që e kanë lidhur Maqedoninë me Shqipërinë dhe e dyta është miratimi i ligjit për gjuhët. Mendoj që VMRO-DPMNE-ja, qytetarët tanë dhe subjektet e tjera të përgjegjshme politike, do të ndajnë rrugët nga kjo ide e Zaevit dhe të gjithë së bashku do e formojmë një shumicë parlamentare prej 61 deputetësh që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”

 

Ndërkohë Bullgaria ka shtuar kushtet për Maqedoninë e veriut, Holanda dhe Franca mbeten skeptike ndërsa vendimi për te dyja vendet pritet te jepet ne samitin e BE qe do te mbahet ne date 17 dhe 18 tetor.

Më shumë video

Reklamë