E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përplasje për minoritetet. Clinton: Trump racist

Dy kandidatët për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hillari Klinton nga radhët e demokratëve dhe Donald Trump nga republikanët, janë përplasur për trajtimin e personave me ngjyrë dhe hispanikët. Duke folur nga Nevada, Klinton deklaroi se Donld Trump është racist.
‘Shikoni skuadrën tonë të shkëlqyer olimpike. Myslimani afro-amerikan Ibtihaxh Mohamed nga Nju Xhersi, fitoi medaljen e bronzit. Një atlet me aftësi të shkëlqyera. Po a do të ishte ai pjesë e kësaj skuadre në Amerikën e Donald Trumpit?’
Klintoi i referohej qëndrimit te multimiliarderit, i cili ka thënë se do të ndalojë emigrantët në SHBA. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Trump, i cili tha se afro-amerikanet janë personat më të diskriminuar në vend. Ai iu referua sistemit bankar, që me shumë vështirësi u japin kredi personave me ngjyrë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë