E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 orë më parë
Video · Vendi

Përplasje për Byronë e Hetimit

Debat, akuza, por edhe ironi mes Sali Berishës dhe pasardhësi te tij Edi Rama. Ish-kryeministri bëri përgjegjës shefin e ekzekutivit për bllokimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, qëllimi i të cilës është hetimi i korrupsionit në radhët e zyrtarëve të lartë. Por avokaturën ndaj ministrit të LSI-së, Rama quajti shërbim pa pagesë që Berisha po i bën LSI-së.

Kritika ndaj vonesës për ngritjen e Byrosë ka artikuluar dhe kreu i komisionit parlamentar të Sigurisë, LSI-sti Spartak Braho. Në mbrojtje, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, dikasteri i të cilit mban përgjegjësinë e hartimit të draftit ligjor, tha se vonesat nuk dëmtojnë procesin. Në korrik të 2014 në ligjin për Policinë e Shtetit mazhoranca miratoi edhe një nen për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por opozita e kundërshtoi vendosjen e kësaj strukture në varësi të ekzekutivit dhe e ankimoi në Gjykatë Kushtetuese, e cila i dha të drejtë. Pas këtij momenti ekspertët amerikanë hartuar një ligj të posaçëm për Byronë Kombëtare të hetimit, e cila është pjesë e strukturës antikorrupsion, në kuadër të reformës në drejtësi. Ky draft ka marrë miratimin e opozitës dhe tashmë pritet të kalojë për miratim në qeverisë dhe për miratim në Parlament.

Më shumë video

Reklamë