Subscribe

As në seancën e fundit parlamentare nuk munguan përplasjet verbale mes opozitës dhe mazhorancës.

 

Në rend dite është parashikuar që të miratohen projektligji për kanabisin dhe ai për studentët e mjekësisë, por Partia Demokratike kërkon që në këtë seancë të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, për të dhënë sqarime për aferën e inceneratorëve dhe akuzat që rëndojnë mbi ish-ministrin Arben Ahmetaj.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER

 

“Nuk mund të hyjë në rend dite pa kaluar 48 orë miratim në komisione. Ti po bën një shkelje. Ky është një është e paimagjinueshme sjellja juaj nëse ligji dhe Kushtetuta thotë në mënyrë tekstuale se një ligj akt i turpshëm, provokim i ulët, shkelmim i Parlamentit. Po shkelmoni rregulloren me dy këmbë për interesat e Gjinushit.”

 

GAZMENT BARDHI

DEPUTET I PD

 

“Edi Rama të marë guximin, të dalë nga vrima ku është futur dhe të vijë në seancë plenare. Prandaj ju ndërprisni seancën dhe sillni kryeministrin. Sill kryeministrin në senacë.”

 

Në mungesë të kryeministrit, përgjigjen nga qeveria për akuzat e opozitës për inceneratorët e dha ministrja Delina Ibrahimaj.

 

DELINA IBRAHIMAJ

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

“Nuk paguhet asnjë para nga buxheti i shtetit për Fierin dhe Elbasanin. Njdërsa për tiranën është një fond kontigejcne në rast të paaftësisë paguese të Bashkisë së Tiranës, kjo është transparente. Nuk është e drejtë që të goditet MF, buxheti i shtetit apo vendimmarrja e qeverisë shqiptare në mënyrë të tillë nga opozita.”

 

Dy ditë më parë, Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesat e opozitës për interpelancë dhe mocion me debat me kryeministrin për aferën e inceneratorëve, me argumentin se nuk ka urgjencë për këtë përplasje në Parlament, sepse fjalën tani e ka drejtësia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *