Subscribe

Sali Berisha, 28 janar: Njëriu që po mban peng Byronë Kombëtare të Hetimit e ka emrin Edi Rama.

Kane kaluar dy jave nga ky debat e tashme 2 rivalet politike kane ndërruar rolet; Edi Rama është hedhur ne sulm duke i kujtuar opozitës se ia plotësoi kërkesën dhe e miratoi ligjin per Byronë; ndërkohe qe Sali Berisha është tërhequr ne mbrojtje, duke argumentuar pse drafti nuk pranohet nga demokratet. Ajo qe ra ne sy është se ne 3 ore debate ne Parlament se ndryshe nga Basha, ne asnjë rast Berisha, nuk deklaroi se drafti i miratuar nga qeveria nuk është ligji, për te cilin PD kishte rene dakord.

Edi Rama: Ne kemi sjellë apo kemi miratuar draftin 100% të dakordësuar, jo 99%, por 100% të dakordësuar me ju, – nuk e di se me kë, se nuk dihet kujt i ka mbetur në dorë ajo parti, – tani ju dilni dhe thoni një gënjeshtër edhe më të madhe, që ky është drafti që më nxori mua cullak.

Sali Berisha: U bë drafti i dytë, i cili pasqyronte një fakt, kryesimin nga prokurorë të ekipit antikorrupsion, por e vendoste në varësi të saje qorrit. Por unë absolutisht 100 herë përpara ia jap Shullazit.

Edi rama: Nuk ju kushton asgjë që të dilni këtu dhe të thoni që ne jemi dakordësuar me këtë draft, por tani kemi ndryshuar mendim dhe mendojmë njësoj siç mendonte dhe kryeministri dhe qeveria, që pavarësisht dakordësisë, kjo është pjesë e procesit të reformës në drejtësi.

Sali berisha: Ishim ne që kërkuam me insistim që të amendonim këto dy çështje të rekomanduara nga Venecia, dhe të fillojë puna brenda 2-3 muajve.

Pozicioni i ri i Partisë Demokratike ne lidhje me projektin e Byrosë Kombëtare te Hetimit, ka salle akuza e përplasje te ashpra mes Berishes e Rames.

Sali Berisha: Mua nuk më shitesh dot për asgjë, sepse ti je një aksident si kryeministër dhe nuk je kryeministër.

Edi Rama: Ky që është një gënjeshtër lëvizëse, ambulante, që shkon e vjen nga shtëpia në parlament, nga parlamenti tek kopshti pa drekë, nga kopshti pa drekë në takim me prindër. Gënjeshtër ambulante! Sikur gënjeshtra të kishte një shëmbëlltyrë, në gjithë planetin do të zgjidhte Saliun!

Sali Berisha: Me dy fantazma në shpirt, një të Sali Berishës dhe një të Lulzim Bashës t’i do thyesh qafën shumë shpejt.

Edi Rama: Nuk është faji ynë që e ke bërë partinë si kopsht pa drekë, ke lënë aty dikë që duhet ta çosh tek ndërkombëtarët si në takim me prindër dhe kur e lë vetëm, nuk di çfarë të thotë.

Por dy politikanet janë përplasur edhe per një vizite qe gëzon mbështetjen e te gjithëve, ate te sekretarit amerikan te shtetit Johyn Kerry.

Sali Berisha: T’i premtohet sekretarit Kerry të merren të gjithë muxhahedinët.

Edi Rama: Sekretari i shtetit nuk vjen për të kërkuar ato që the ti. Në atë aspekt nuk ka asnjë problem mes nesh dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *