Lideri demokrat, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e quan vjedhje dhe deformim të votës në zgjedhjet e 14 majit. Duke folur në parlament, Berisha evidentoi se janë 547 mijë zgjedhës, që ai i quajti “fantazmë” dhe kanë votuar më shumë se një herë.

Pjesë e deformimit të vullnetit politik, sipas Berishës, ishte edhe caktimi nga Edi Rama i koalicionit opozitar. Në këto kushte, Berisha paralajmëroi protesta, por pa thënë një datë se kur do të nisin ato.

 

 SALI BERISHA

Dua të denoncoj farsën e turpshme elektorale të 14 majit. u përdor dhe një mekanizëm tjetër kriminal për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve. U përdorin zgjedhësit fantazmë që votuan potencialisht mbi 1 herë, dy apo tre herë në qytete dhe vende të ndryshme. Zgjedhësit fantazmë ishin në total 547 mijë të tillë. Ka vetëm një rrugë që Rama të mos blejë me paratë e tuaj votën, ka vetëm një rrugë që Rama të mos përdorë zgjedhësit fantazmë kundra jush për të ndryshuar vullnetin tuaj, dhe kjo rrugë është vetëm protesta, protesta, protesta.

 TAULANT BALLA

U shpreh se ka 574 mijë zgjedhës në Shqipëri që paskan votuar dy herë. I bie sipas tij, që këta zgjedhës të gjithë të kenë votuar dy herë, nga 1 mln e 395 mijë vota që janë numëruar, opozita të ketë marrë më pak se 300 mijë. ia ka lënë Luli këtë problem llogarish në matematikë. Fakti që nuk përmend humbjen e Tropojës është lajm, pasi ai mund të konsiderohet si përfundiminI i karrierës edhe të ikësh një herë e përgjithmonë edhe nga kjo sallë, kur s’të voton fshati jot s’kanë si të votojnë të tjerët. Zgjedhjet e 14 majit ishin zgjedhje të drejta demokratike – u shPreh Taulant Balla, kreu I grupit parlamentar të PS

 

Por seanca parlamentare u përfshi nga debatet edhe për arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë për korrupsion.

Ministrja Manastirliu tha se distancohet nga kjo ngjarje.

 

Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë. Jo vetëm për këtë ngjarje, nga e cila si institucion, distancohemi plotësisht.Është padyshim një ngjarje e trishtë dhe e rëndë. Organet e drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre, rasti duhet të hetohet deri në fund dhe më pas nëse del ashtu sikurse dyshimet janë të përballet me pasojat. Çdo person që merr detyrën në subjektin publik merr dhe përgjegjësinë para ligjit” – tha Manastirliu.

 

GAZMEND BARDHI

“Qeveria ka rritur tarifën e korrupsionit. Ka një tender modest kuptuam përqindja e korrupsionit ka shkuar 40%.  Çfarë vlere ka rritja e pagave kur korrupsioni mbretëron. Jepni dorëheqjen, të tregoni me fakte që nuk jeni bërë pis,” – tha Gazmend Bardhi deputet PD.

 

BELINDA BALLUKU

Po ti z.Bardhi a mund të na thuash sa para dhe rryshfet merr për të cuar në Kushtetuese cështjet e kompanive private që cënojnë interesin publik. Na thoni sa e keni ju tarifën e korrupsionit që mbroni kompani private?-u shpreh zv.kryeministrja Balluku.

 

Joana Duro, sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë u arrestua me urdhër të Spak, pasi akuzohet se mori 330 mijë lekë ryshfet për një tender.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *