Subscribe

Ndërsa Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, foli serbisht, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, nuk u lejua të flasë shqip nga ambasadori rus që drejtonte Këshillin e Sigurimit të Kombeve te Bashkuara .

 

Por kjo nuk ishte e vetmja përplasje mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

Gjatë diskutimeve për raportin e ri gjashtëmujor për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB, ministrat e Jashtëm akuzuan njëri-tjetrin se po bllokojnë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

 

“Ne jemi te sigurt që Kurti nuk do të përmbush marrveshjen sepse qëllimi i tij është të dëboj serbët. Serbia nuk mund dhe kurre nuk do ta njohe pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dhe nuk do të lëjoj që të bëhet pjesë e OKB-së

 

E ashpër ishte Gërvalla në kundërpërgjigjen e saj .

 

“Vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë ministër i propagandës i Sllobodan Millosheviqit. Daçiq, është përgjegjës për krime lufte, vrasje masive, përdhunime, dhe duhet të sillet para drejtësisë për krime lufte.”

 

Kryediplomatja theksoi se Vuçiç dhe Daçiç duan një rend të dirigjuar nga Moska, por kjo sipas saj, nuk do të ndodhë, sepse këtë nuk do ta lejojë NATO.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *