Përplasje në kuvend për reformën
Parlamenti mbylli punimet me te njëjtën kryefjale qe nisi ky vit; reformën ne drejtësi. Si asnjëherë me pare ne keto 3 vjet ish-kryeministri Sali Berisha eshte kufizuar te lexoje nje fjalim te përgatitur me herët, duke shpallur se nga ky proces fitoi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste per Integrim.
Sali Berisha: Ne ketë arritje historike te PD, shqiptareve dhe Shqipërisë, nje rol thelbësor ka luajtur mbështetja e fuqishme e qëndrimeve te PD nga nivelet e larta dhe shume te larta te aleateve dhe partnereve tanë, si dhe qëndrimi i vendosur pro konsensus i LSI dhe kryetarit te saj, qe është dhe kryetar i parlamentit, zotit Ilir Meta.
Ndërkohë qe humbësit sipas Berishës jane kryeministri Edi Rama dhe dy ambasadoret Romana Vlahutin e Donald Lu, ndaj te cilëve nuk i kurseu akuzat.
Sali Berisha: Humbës këtu jane edhe ata te huaj qe harruan se përfaqësonin qeveritë e tyre demokratike dhe jo qeveritë e dikurshme perandorake dhe u apasionuan pas ofertës se nje njeriu pa dinjitet, apatrid qe, pasi dështoi ne kapjen me mënyra te tjera te sistemit te drejtësisë, i keqpërdori ata duke i mikluar me pushtetin kushtetues te emërimit, gjithnjë per llogari te tij, te gjykatësve dhe prokuroreve te nje vendi tjetër.
Kryeministri Edi Rama preferoi te replikonte nga vendi me pasardhësin e tij duke i kujtuar te prese efektet e reformës.
Edi Rama: Sali, unë kam 3 vjet këtu dhe është hera e parë që je përgatitur me shkrim, tamam si ata dëshmitarët e rremë që përgatiteshin me shkrim në kohën e partisë tënde të parë që të mos i kapte në kundërthënie Gjykata. Mirë ke bërë, se, tani që kaloi paketa kushtetuese do të duhet të bësh disa fjalime me shkrim, parashikoj unë, se reforma vazhdon edhe si dihet se ku do jesh dëshmitar në të ardhmen.
Sali Berisha: I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nisë menjëherë hetimet, se Old Mayer, pasi humbi te gjitha ligjet tani ka filluar te thërrasë prokuroret ne zyre e t’u thotë atyre se do te te emëroje kryetar te SPAK-ut.
Edi Rama: E kaluam pak edhe në Kushtetuese. Siç e kam thënë, ashtu do bëhet! Do ta shikosh vetë se si të tërë prokurorët e gjykatësit që janë të lidhur pas trungut tënd, do ikin aty ku e kanë vendin dhe do pastrohet Pallati i Drejtësisë nga gjithë llumi që mblodhe ti. Kjo është e sigurt. Të tjerat pastaj ia lëmë kohës Sali. Përgatitu për më shumë fjalime me shkrim. Më dëgjo mua, se do të të duhen.
Sali Berisha: Përgatitu mirë se po te garantoj se do përfundosh aty ku është miku yt Ponta sepse ai ka një te njëqindtën e krimeve dhe lidhjeve te tua kriminale. Ndaj dhe je i pashpresë.
Ne 22 korrik 140 deputete votuan pro miratimit te ndryshimeve kushtetuese, ndërkohe qe duhet te miratohen edhe 7 ligje ne shtator ne mënyre qe te filloje zbatimi i reformës ne drejtësi.




