Subscribe

Ka vijuar me debate, deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, seanca në Kuvendin e Kosovës, ku u diskutua për dialogun me Serbinë dhe planin europian.

 

Opozita kritikoi kryeministrin Kurti se e ka pranuar Asociacionin, përmes propozimit europian.

 

ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Zajednica’ ka kaluar këtu në Kuvend. ‘Zajednica’ nuk kalon, nuk ka kaluar në gjykatë, nuk ka kaluar në popull. ‘Zajednica’ nuk kalon as në kryeministri, e qeveri. Por këtu në Kuvend ka kaluar.”

 

Madje më tej, Kurti u shpreh se Beogradi ka dështua në kërkesën për Asociacionin si parakusht për të arritur një marrëveshje mes dy vendeve.

 

“Beogradi zyrtar gjatë këtyre bisedimeve ka dashur zbatimin e Asociacionin si parakusht. A besoni që tërë vjeshtën e kaluar edhe në këtë dimër, insistimi i Beogradit është që të bëjmë marrëveshje, pasi të zbatohet ‘Asociacioni’. Kjo nuk u bë, kjo është fitore e jona në ecje. Nuk është thjeshtë e imja. Është e institucioneve, të popullit të Kosovës, e qëndrueshmërisë të këtij shteti, e kështu me radhë”

 

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Serb Aleksandër Vuçiç u takuan në 27 shkurt në Bruksel, në praninë e ndërmjetësve europianë, ku ranë dakord për zbatimin e planit të propozuar nga BE, megjithëse nuk e firmosën në letër.

 

Ndërsa thirrjet e ndërkombëtarëve kanë qenë të vazhdueshme, që të nisë puna për Asociacionin e më pas vënia në zbatim e pikave të planit gjerman, ku theksohet respektimi i pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të secilit shtet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *