Subscribe

Konferenca e Kryetarëve u zhvillua në një klimë tensioni, ku më së shumti u vunë re replikat mes kreut të Kuvendit Meta dhe kreut të komisionit të reformës Fatmir Xhafaj. Kreu i Komisionit të reformës, Fatmir Xhafaj, për hir të transparencës beri publik dokumentin qe përmbante draftin e eksperteve të OPDAT dhe EURALIUS per çështjen e vetme që ndante palët, atë të Vetingut. Drafti theksonte se kompetencat e administrimit te aplikanteve per Komisionin e Vetingut kalonin nga Avokati i Popullit tek Presidenti i Republikës. Por, mungonte dakordesia e te gjitha palëve per draftin e ndërkombëtareve, ndaj Xhafaj e kishte te pamundur te mblidhte Komisionin. Ai kishte një qëndrim të qartë se nëse përfaqësuesit e PD dhe LSI kishin të njëjtin qëndrim mbi paketën e ndërkombëtarëve, komisioni mund të mblidhej për votimin e draftit përfundimtar. Në mbledhje u vu re shkëputja e vëmendjes nga kushtet e reja të opozitës për riformulimin e përzgjedhjes së anëtarësisë së KLGJ dhe KLP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *