Përfaqësuesit e PD dhe LSI kanë debatuar me anëtarët e KAS këtë të enjte, teksa vijon procesi i numërimit të votave për 114 kutitë e Beratit.

 

Marash Logu nga PD kërkoi pamje filmike për një votë që sipas tyre është e identifikueshme. Mirëpo, u përball me Ilir Rusmalin, i cili tha se Logu ka një sjellje prej cubi edhe pse është më i riu.

 

Madje, ai kërkoi që t’i mbyllej edhe mikrofoni Logut, kërkesë që nuk u prit mirë nga ky i fundit.

 

Pjesë nga debati:

 

Marash Logu: Është një votë…zoti Rusmajli. Ka një fletë që është e identifikueshme sepse përmendet rruga “Juli”

 

Ilir Rusmajli: E kuptuam të gjithë, u mor vendim me shumicë votash

 

Marash Logu: Po ne duam pamjet sepse na duhen për Kolegjin Zgjedhor.

 

Ilir Rusmajli: Formuloni kërkesën në përputhje me manualin.

 

Marash Logu: Ja e themi në seancë, kërkesa jonë është të marrim pamjet filike

 

Ilir Rusmajli: Kërkesa juaj do bazë ligjore

 

Marash Logu: Gjejeni ju bazën ligjore

 

Ilir Rusmajli: Mbyllja pak

 

Marash Logu: Ta mbylli ty morë zotëri, pse mua

 

Ilir Rusmajli: Po flet një anëtar i komisionit dhe nuk ke respekt. Je më i vogli këtu dhe çuditërisht me një sjellje prej cubi. Çdo kërkesë do plotësohet, hap manuelin dhe gjej bazën ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *