Subscribe

Zgjedhja e drejtuesit të ri të Bashkësinë Islame në Maqedoninë e Veriut ka sjellë përplasje mes kreut aktual Sulejman Rexhepi dhe Skënder Buzakut, i cili pretendon se është pasuesi i tij.

 

Ky i fundit, imam në një xhami të Shkupit, bashkë me disa persona të tjerë kanë hyrë në zyrat e Bashkësisë islame me pretendimin se zgjedhja ishte e ligjshme.

 

Sipas Buzakut gjykata në Shkup vendosi për shkarkimin e Sulejman Rexhepit, bazuar ne procesverbalin e mbledhjes se jashtëzakonshme te bashkësisë, te mbajtur më 30 mars.

 

Ne ketë mbledhje pretendohet se Sulejman Rexhepi, u shkarkua pas dorëheqjes së tij të parevokueshme të dhëne në 25 mars.

 

 Nuk ka puç në BFI, të gjitha veprimet janë bërë në përputhje me aktet e BFI-së. Te gjitha aktet e brendshme janë respektuar. Per BFI po vjen nje ere e re. I kemi bere kërkese dhe policisë financiare.

 

Por Sulejman Rexhepi reagoi duke e quajtur vendimin një  “skandal primitiv”. Ai kritikoi edhe qeverinë për ndërhyrje në punën e institucionit fetar.

 

Pse qeveria, shteti, dhe institucionet e tij janë të orientuara kundër BFI-së dhe nuk ndjekin punën edhe të bashkësive tjera fetare? Unë nuk jam kriminel, e as që kam fituar tenderë apo kam plaçkitur popullin. Përkundrazi kam marr shumë mirënjohje, duke filluar nga presidenti amerikan Donald Trump, Zoti i dhashtë fuqinë, ashtu siç është fuqi në botë.. kam shumë mirënjohje për paqe, mirëqenie dhe bashkëjetesë.

 

Ndërkohe sot, Rexhepi hyri ne zyrën e tij duke thëne se asgjë nuk ka ndryshuar.

 

Mbi përplasjet ne bashkësinë fetare reaguan edhe forcat politike. Bashkimi Demokratik per Integrim shprehu pakenaqesine per mënyrën se si disa struktura tentuan te ndërhyjnë ne punen e Bashkësisë Islame.

 

Partia e Ali Ahmetit i bën apel institucioneve qeveritare dhe gjyqësore te veprojne konform parimeve kushtetuese dhe t’i respektojnë vendimet e organeve te Bashkësisë Islame.”

 

Edhe Aleanca për Shqiptarët shprehu shqetësimin për ngjarjen. Sipas saj, fatkeqësisht politika vazhdon ti fusë duart në këtë institucion dhe të ketë ndikim në këtë Bashkësi.

 

Aleanca kritikon drejtuesin aktual si dhe atë që pretendon ta zëvendësoje me vendim gjykate, duke insistuar që rasti të zbardhet sa më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *