Krisje në koalicionin PS – PSD në Shkodër!

Kur ishte parashikuar një mocion shkarkimi nga socialistët, kryetarja e qarkut Marina Duhani që vinte nga radhët e PSD ka dhënë dorëheqjen.

Lexo edhe :

Related Posts

Ajo do të zëvëndësohet në këtë detyrë nga kryetari i grupit socialist të këshilltarëve në këshillin bashkiak, Edmond Ndou.

Pritet që të enjten ai të marrë detyrën.

E ndërsa qarku është institucioni i parë që jep shenjat e kësaj krisje, burime për Vizion Plus bëjnë me dije se këtë pasdreke kanë dhënë dorëheqjen edhe 3 drejtorë rajonalë qe vinin nga radhët e PSD në drejtoritë e qarkut Shkodër.

Ende nuk ka patur një reagim zyrtar nga këto dy subjekte politike që kanë patur nje marrëveshje mes tyre dhe madje PSD u angazhua në zgjedhjet e fundit në mbështetje të plotë të kandidatëve të PS për kryetar bashkie.

Nuk dihet ende si do të reflektojë kjo prishje e aleancës në këshillin bashkiak, kur PSD ka 12 anëtarë nga 51 që ka këshilli bashkiak, ku nëse rreshtohet me opozitën përbën shumicën, çka mund të pengojë kalimin e vendimeve të administratës së Benet Becit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *