E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 19 minuta më parë
Kronikë

Përplasje me thika e sende të forta mes dy familjeve në Ksamil, 3 të plagosur

Dy familje janë konfrontuar këtë të martë në Ksamil, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale I. L., F. P dhe P. L.

Te plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkaku i konfliktit ka qenë për çështje pronësie, ndërsa kanë përdorur thika e mjete të forta duke goditur njeri-tjetrin.

Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e palëve të përfshira në konflikt dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.

Vazhdo të lexosh