E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përplasje me Spiropalin në Kuvend! Flamur Noka përjashtohet nga seanca

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione të forta mes Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Pas një debati të ashpër dhe fyerjeve jashtë mikrofonit nga ana e Nokës, Spiropali vendosi përjashtimin e tij nga seanca.

“Je i përjashtuar nga seanca, vazhdo ik atje,” iu drejtua Spiropali deputetit demokrat, duke theksuar se nuk toleron as fyerje, as zaptim të foltores.

Reklamë

Gjatë ndërhyrjes së tij, Noka akuzoi qeverinë për abuzime me koncesione dhe lidhje me emra të përfolur në media, duke e cilësuar veprimtarinë e tyre si të maskuar pas shprehjes “i shërbejmë Shqipërisë”.

Spiropali reagoi duke theksuar se Noka nuk e kishte përdorur fjalën sipas rregullores së Kuvendit dhe ndërpreu përkohësisht seancën, duke ritheksuar vendimin për përjashtimin e tij.

“Po ju respektoj në maksimum për çdo procedurë, por nuk duroj dot as fyerje, as zaptim të foltores,” përfundoi ajo.

Noka: Kur jo vidhni thoni i shërbeni Shqipërisë, ta fshehim. Kur ju merrni koncesioni thoni i shërbejmë Shqipërisë, kur Pëllumb Gjoka merr dhjetëra hektarë, Sueli atje kazinotë, apo drogën Troplinët, ju thoni i shërben Shqipërisë…

Spiropali: Nuk është për procedurë, ta dhashë fjalën tre herë dhe nuk e përdore për procedurë. Kur të marrësh fjalën këtu do flasësh sërish. Të përshëndes. Të lutem..ka mundësi. Je i përjashtuar nga seanca. E dëgjon gjuhën e tij…Zoti Noka largohuni nga foltorja.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë