Një përplasje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Peshkopisë.

 

Mësohet se dy grupe të rinjsh janë përplasur me armë zjarri në afërsi të shkollës bujqësore.

 

Nga të shtënat, fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

 

Policia e Dibrës e ka mbajtur të fshehtë si ngjarje, ndërsa është vënë në kërkim të personave të përfshirë në konflikt që prej pasdites së të Mërkurës, duke ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *