E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përplasje me armë në Shkodër

Një shkëmbim zjarri mes të rinjve për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Ngjarja është regjistruar ketë të premte rreth orës 12:30 në afërsi të tetarit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës, duke terrorizuar kalimtarët dhe banorët e zonës. Ende nuk dihen se cili ka qenë motivi i kësaj ngjarjeje, por nga informacionet paraprake mësohet se në konfliktin që ka degjeneruar në përdorimin e armëve janë përfshirë nje grup te rinjsh. Ata lëviznin me dy makina te ndryshme dhe shkëmbimi i zjarrit është bere ne ecje. Ende nuk raportohet për te plagosur apo të lënduar në njerëz. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve te kësaj ngjarjeje.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë