E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përplasje me armë në Korçë

Një i ri u plagos me arme zjarri ne qendër te qytetit te Korçës. Ngjarja ndodhi ne lagjen numër 7, ku Aleksander Beshiri, u qellua me arme. Nga te shtënat, 25-vjeçari u plagos ne këmbe, ndërkohe qe u dërgua ne spital ku dhe po merr mjekim. Sipas policisë, autori Kristo Oranlli dhe i plagosuri, fillimisht kane debatuar me fjale dhe me pas jane konfliktuar fizikisht. Gjate përleshjes, njërit prej dy personave, i ka rene pistoleta ne toke. Ka qene 30-vjeçari Oranlli, ai qe e ka marre armen e zjarrit duke qëlluar ne drejtim te 25-vjeçarit. Policia arrestoi ne shtëpinë e tij 30-vjeçarin, i cili banon vetëm pak metra nga vendi i ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë