Subscribe

Tre persona kanë perfshire në një sherr me armë naten e djeshme në qytetin e Durresit.

 

Burime të policisë bëjnë të ditur se pas  nje konflikti që ka nisur në Tik Tok, tre të rinj kanë vendosur të sqarohen.

 

Rreth orës 1.30 Mario Vrioni ka shkuar pranë kryqëzimit në lagjen 10-të e të sqarohet me shtetasin Klajdi mansaku. Ai kishte marë më vete një kusheri dhe nje shok. Prania e ketyre personave ka bërë që Klajdi Mansaku të qëllojë me armë në srejtim të tyre .

 

Nga të shtenat, besohet se plumber la ë bërë rikishet dhe janë plagosur Jurgen Vrioni, kushëri i Marios dhe shoku I tij Arben haxhiu. Policia bën të ditur se ata jane jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

 

Durrës/Informacion paraprak.

 

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:15 minuta, në lagjen nr. 10, dyshohet se për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasi K. M., 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit J. V., 21 vjeç, dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 12, Durrës.

 

Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i dyshuar, shtetasi K. M., rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me shtetasin M. V, (kushuri i shtetasit J. V.) dhe i ka lënë takim për tu sqaruar në afërsi të banesës së shtetasit M. V.

 

Shtetasi M. V., pasi ka marrë kushëririn e tij shtetasin J. V., dhe shtetasin A. H., (shok i përbashkët i tyre) ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për tu sqaruar me shtetasin K. M.

 

Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit M. V., dhe është larguar menjëherë.

 

Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë shtetasi J. V., i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, dhe shtetasi A. H., që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *