Subscribe

Tiranë– Banesa e shtetasit Gim Hima ra pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme, 9 dhjetor.

Siç mësoi Vizion Plus, tre persona të armatosur kanë hyrë në shtëpi ku ndodheshin dy të moshuar dhe dy nipërit e tyre të mitur dhe i janë prezantuar si efektivë duke thënë “Ulu policia”.

Lexo edhe :

Related Posts

Menjëherë kanë nisur planin e grabitjes, por policia e njoftuar për ngjarjen arriti në fshatin Prush ku pati një përplasje me armë mes tyre dhe autorëve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:13 minuta.

Një prej policëve, i cili e njihte mirë zonën dhe pronarin e shpisë ka hapur derën e makinës së autorëve në momentin kur këta tentuan të largoheshin dhe ka tentuar të nxjerrë jashtë drejtuesin e mjetit.

Ky i fundit, e ka shtyrë dhe polici është rrëzuar ndërsa makina e autorëve është larguar. Polici për fat të mirë nuk ka pësuar dëme.

Dyshimet e para janë se tre grabitësit u larguan në drejtim të Liqenit të Thatë, ndërsa në ndjekje të tyre u vu RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe policia e Tiranës.

Po ashtu, u ngritën edhe pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, por policia nuk ka rnë ende në gjurëmt e tyre.

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe janë marrë në pyetje personat që mund të keën dijeni për ngjarjen./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *