Një  pjesë e ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve të Champions League, do të rikthehen sonte për të përcjell emocione të mëdha.

 

Spikasin dy përplasje gjigandësh. Në “San Siro” zbresin 13 trofe të këtij kompeticioni. Milan dhe Liverpool vijnë me situatë krejtësisht të ndryshme në këtë duel.

 

Liverpool ka dominuar grupin dhe e ka siguruar para kohe vendin e parë dhe kualifikimin, ndërsa Milan shpreson tek mrekullia edhe pse nevojitet një kombinacion aspak i lehtë.

 

Milan duhet të fitojë me patjetër dhe të shpresojë që në duelin tjetër Porto-Atletico Madrid të përfundojë në barazim, ose të paktën madrilenët të mos fitojnë me më shumë gola sesa vetë kuqezinjtë kundër Liverpool.

 

Klopp ka paralajmëruar rotacion në formacionin e parë kundër Milanit, edhe pse pritet që disa nga titullarët të zbresin në fushë, konkretisht Van Dajk, Henderson, Mane dhe Salah.

 

Ndërsa Milan mes njëmijë e një problemeve do ti besoje sulmin Ibrahimovicit ndërsa pas tij do veprojnë Krunic në vend të Rafael Leao  te demtuar, së bashku me Diaz dhe Messias. Kalulu zëvendëson Kalabrian në të djathtë të mbrojtjes.

 

Supersfida do te percillet live, sonte ne 21:00 ne Tring Sport 2/HD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *