Subscribe

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka akuzuar Prokurorinë se kërkesa për prangosjen e paraardhësit të tij Saimir Tahirit është e motivuar politikisht. në një deklaratë për mediat Xhafaj tha se kërkesa e Krimeve të Rënda nuk shpreh vullnetin e ligjit.

 

Xhafaj: “Mesa shoh thjesht po duan ta përdorin. Për sa i përket asaj çfarë më pyetët, nëse do më pyesin nga pikëpamja ligjore, ajo çfarë është shkruar nga prokurorët e krimeve të rënda dhe për aq sa unë kam lexuar nuk është një gjë që është shpreh vullnetin e ligjit, që do të thotë se jemi në rastin kur segmente apo individë të Prokurorisë po vetëpërdoren politikisht në një çështje të nxehtë. Flas për sa unë kam parë. Nëse Prokuroria ka cështje të tjera le ti shohim. Do të shihni prova dhe vullnete konkrete shumë shpejt”

 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeprokurorit Adriatik Llalla.

 

Llalla: “Nuk kam dëgjuar këtë deklaratë të Xhafajt. Por nëse Ministri i Brendshëm nuk është i qartë për ndryshimet ligjjore kjo është problematike e tij. Prokuroria është duke ndjekur me vemendje  hetimin e kriminalitetit në vend. Situata është e tensionuar. Kriminaliteit është shpënrdarë në të gjitghë vendin Vlora, Lushnja dhe Elbasani. Detyra jonë është të hetojmë në këto raste të vihen përpara drejtësisië persona përgjegjës që kanë detyrimin ligjor për këtë raste”.

 

Ndërkohë kryedemokrati Basha ka deklaruar se Xhafaj është në konflikt interesi ndërsa e ka cilësuar atë si një shprehje të solidaritetit të kupolës së krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *