Përplasja e një autoveture me një kamion i ka marrë jetën një shtetasi shqiptar në Greqi.

 

Sipas mediave fqinje, nga aksidenti ne Halkidiki ka humbur jetën një 29-vjecar shqiptar.

 

Ai lëvizte me një automjet në kohën kur është përplasur me një kamion që drejtohej nga një 48-vjecar grek.

 

Përplasja  ndodhi në orën 6:50 të mëngjesit të kësaj të mërkure në kilometrin e 23 të rrugës N. Moudania – Sithonia.

 

I riu shqiptar u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Halkidikit, ku është konfirmuar edhe vdekja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *