E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përplasje e tension mes banorëve të “Astirit” dhe policisë para kuvendit

Banorët e Unazës së re që protestojnë prej shumë ditësh duke kërkuar dëmshpërblim për banesat e tyre që prishen nga zgjerimi I rrugës, janë konfrontuar me forcat e rendit para kuvendit të Shqipërisë.

 

Protestuesit kishin paralajmeruar se do të mblidheshin para parlamentit për të protestuar kundër qeverisë e cila ka dalë me një qëndrim zyrtar nëpërmjet kryeministrit Rama se ndërtimet pa leje nuk do të marrin dëmshpërblim por vetëm bonus qeraje dhe kredi të buta.

 

Reklamë

Gjatë kohës që Rama fliste me tone të larta duke I akuzuar si zaptues të tokës publike Brenda në kuvend, protestuesit janë acaruar dhe kanë tentuar të cajnë kordonin e policisë. Ata janë konfrontuar fizikisht me forcat e rendit duke I sulmuar edhe me shishe uji dhe sende të tjera.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë