E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përplasje e fortë mes Musk dhe Rubio në prani të Trump për shkurtimet në administratë

Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur këtë të enjte në Shtëpinë e Bardhë në prani të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane Elon Musk pa patur një përplasje të ashpër me Sekretarin e Shtetit Marc Rubio, pasi ky i fundit u akuzua se nuk ka pushuar nga puna askënd në departamentin që drejton.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Rubio i cili tha se kjo është e pavërtetë, madje shtoi se pushmet nga puna nuk mund të bëhen pa studiuar.

Të pranishëm ishin edhe anëtarë të tjerë të kabinetit të trump, por nuk kanë ndërhyrë gjatë përplasjes.

Reklamë

Ndërkohë vetë Presidenti Trump ju është drejtuar Sekretarëve të tij se në krye të departamenteve janë ata dhe jo Elon Musk.

Mediat raportojnë gjithashtu se nga Shtëpia e Bardhë deri më tani nuk ka anëj reagim për këtë përplasje, madje zyrtarët më të lartë e kanë mohuar, përfshirë edhe presidentin trump i cili ka thënë se marrdhëniet Musk-Rubio janë të shkëlqyera. /Vizionplus.tv/

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë