E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasje e fortë mes dy mjeteve afër Lushnjës, katër të plagosur

Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve shkaktoi 4 të plagosur mëngjesin e sotëm në afërsi të Lushnjës.

 

Një Benz ML me targa AA385CL është përplasur me një mjet tip Opel me targa AA304HL në kryqëzimin e Savrës në aksin Lushnjë-Fier. Mjeti tip Benz po hynte autostradë ndërsa mjeti tip Opel vinte nga Fieri në drejtim të Lushnjës.

 

Reklamë

Katër persona u plagosen, tre pjestare të makinës Opel dhe drejtuesi i Benzit.

 

Ata ndodhen ne spitalin e Lushnjes per ndihme mjekesore.

 

Kryqezimi i Savres dhe Kolonjes ne Lushnja jane zona problematike qe kane shkaktuar shume viktima ne te kaluaren.

 

Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. L. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin T. A. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë tre pasagjerë të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan për në banesë.
U kryen veprimet administrative me drejtuesit e automjeteve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë