E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Përplasje e dhunshme mes dy mjeteve, dy të plagosur rëndë

Një aksident me plagosjen e dy personave u regjistrua paraditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Lezhë – Milot.

Aksidenti ndodhi në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, ku dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin.

Nga goditja mbetën të plagosur dy pasagjerë të cilët ndodheshin në njërin prej automjeteve.

Ata u transportuan me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Reklamë

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën drejtuesit lëvizinin.

 

Më shumë video

Reklamë