Të mirëorganizuar masivisht, mijëra protestues në kryeqytetin zviceran, Zyrih,  kundërshtuan paqësisht certifikatat shëndetësore, të cilat kanë hyrë në fuqi nga 13 shtatori.

 

 

Vëmendja u fokusua tek marshimi i të ashtuquajturve Trychlerë, njerëz me kostume tradicionale që e përshkruajnë veten si një komunitet paqësor që mbron vlerat tradicionale zvicerane kundër agjendave politike.

 

 

Në mujain nëntor, qytetarët zviceranë do të kenë mundësinë të votojnë pro ose kundër përdorimit të certifikatave Covid në një referendum mbi përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë.

 

 

Ndërkohë në Itali, ku vijojnë prej javësh protestat kundër vaksinimit të detyruar, pati demonstrata kaotike. Mbrëmjen e së shtunës, në Milano tubimet u përshkallëzuan në dhunë e përplasje me autoritetet.

 

 

Këto zhvillime ndodhin në një kohë kur qeveritë jo vetëm në Evropë, kanë shtuar thirrjet për vaksinimim masiv nën kërcënimin e një tjetër vale të ashpër të pandemisë.

 

 

Megjithëse ka vetëm 4% të popullsisë së botës, Evropa Lindore përbën afërsisht 20% të të gjitha rasteve të reja të raportuara globalisht. Po ashtu tre nga pesë vendet kryesore që raportojnë më shumë vdekje në botë janë në Evropën Lindore – Rusia, Ukraina dhe Rumania. ShBA dhe Britania e Madhe aktualisht janë të parat në listë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *